Description
Llaç mbushësh gri me bazë çimento, gëlqere, rezina akrilike dhe aditivë speciale. Llaçi ka një
punueshmëri shumë të mirë, aftësi të lartë ngjitëse në mure dhe tavane, veti jo rrëshqitëse në
sipërfaqe vertikale dhe rezistencë të lartë mekanike.
Përdoret si llaç mbushës për sipërfaqe të ndryshme muri si, tulle, blloku, guri. Aplikohet në
temperaturat nga +5 deri në +35 o C.
Suporti në të cilin do të aplikohet llaçi duhet të jetë i pastër pa pluhur, vajra ose naftë, në mënyrë
për të mos penguar ngjitjen. Sipërfaqja duhet të jetëe thatë dhe e qëndrueshme.
Thesi 25 kg me Llaç Mbushës përzjehet me 5.5 – 6 litër ujë të pastër me anë të një përzjerësi
elektik, derisa të përfitohet masa e kërkuar. Aplikohet me pompë ose me mistri. Aplikohet në një
trashësi jo më të madhe se 1.5 – 2 cm për shtresë, me një kohë punueshmërie 30 minutave.
Përmasa e Grimcave ≤ 1.2 mm
Kërkesa për ujë 5.5-6 litër/25 kg pluhur
Konsumi: 1.5 kg/m2/mm
Rezistenca pas 28 ditëve: ≥ 5 N/mm2
Materiali ruhet deri ne 12 muaj në paketimin original. Të mbahet në vënde të thata.






Reviews
There are no reviews yet.