Description
Material me bazë çimento, pluhur e granulat kuarcor, rezinë akrilike dhe aditivë specialë. Materiali ësjtë
dizenjuar si rrafshues për pllaka izolimi termik si dhe mbi suva mbushëse me bazë çimento. Gëzon
punueshmëri të lartë dhe rezistenca kundër lagështirës. Përdoret në kombinim me Glet, Microcement,
Glet me bazë gipsi, fasada minerale ose akrilike, për ambjente të brendshme dhe të jashtme.
Përgatitja
Përpara aplikimit të produktit, sipërfaqa duhet të jetë e pastër, pa pluhura dhe yndyrna. Një thes pluhur
perzjehet me 7-8 litra ujë të pastër. Përzierja bëhet me përzjerës elektrik deri 300 rpm, derisa të
përftohet një masë homogjene. Lihet të pushojë për 5 minuta dhe më pas përzjehet përsëri.
Konsumi
Këshillohet të aplikohet në kushte të përshtatshme të motit në temperatuara 5-35°C, me një trashësi 3 –
4 mm.
Konsumi: 1.5-2 kg/m 2 /mm në varësi të substratit.
Të ruhet në ambient të thatë me ambalazh te pahapur për 12 muaj.






Reviews
There are no reviews yet.